Haziri: LDK nuk është ende aty ku duhet, synimi mbetet rikthimi si partia e parë në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është më i mirë se ai i 28 dhjetorit, por sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk është në gjendje të kënaqshme dhe ka nevojë për rikthim të plotë politik.

Haziri tha se përpjekjet për forcimin e partisë nuk do të ndalen dhe se qëllimi kryesor mbetet rikthimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në pozicionin e saj si forcë e parë politike në vend.

Ai theksoi se çdo kryetar i LDK-së do të përballet me kërkesa për dorëheqje, si ato me të cilat është përballur edhe Lumir Abdixhiku.


“Qëllimi është rikthimi i LDK-së, dhe ky është i përbashkët”, ka shtuar ai.

Ai, mes tjerash, ka theksuar se ka pasur konstatime se LDK nuk ekziston fare.

“Ne jemi riorganizu e jemi rikthyer”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit