Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirit, lidhur me çështjen e presidentit.
Sipas Molliqajt, LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik.
”LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik. Ajo tani udhëhiqet nga grupe interesi e individë që luftojnë vetëm për poste e rehati të veten”, ka shkruar Molliqaj.
Kosova, me subjekte të tilla, ka mbetur pa opozitë, ka shtuar më tutje Molliqaj.








