Qeveria pezullon rregulloren për caktimin e avokatëve ex officio

Qeveria në detyrë ka marrë vendim për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores së Odës së Avokatëve për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike, për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

Në mbledhjen e së mërkurës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky vendim mbështetet në shqetësimet e institucioneve të drejtësisë lidhur me funksionimin e kësaj rregulloreje.

“Ky veprim mbështetet nga shqetësimet e ngritura nga institucionet e drejtësisë lidhur me ndikimin që rregullorja mund të ketë në funksionimin e mbrojtjes juridike, veçanërisht në fazat e hershme të procedurave penale”, ka thënë Kurti.

E ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se është vlerësuar e domosdoshme që zbatimi i kësaj rregulloreje të pezullohet përkohësisht deri në një vendim të Gjykatës Supreme.

“Nga shqyrtimi i dispozitave të rregullores së lartpërmendur është vlerësuar se disa kërkesa procedurale të parapara mund dhe krijojnë pengesa praktike në funksionimin efektiv të mekanizimit të caktimit të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, veçanërisht në fazat fillestare të procedurës penale. Ky vendim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës për mbrojtje, si dhe të garantojë funksionimin e drejtë dhe efektiv të mekanizimit të mbrojtjes juridike, veçanërisht mbrojtjen absolute të të drejtave themelore të njeriut për palët e së drejtës”, ka thënë ajo.

Por vendimin e Qeverisë për ndalimin e kësaj rregulloreje, e ka kundërshtuar Oda e Avokatëve.


Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pezulluar dy akte normative të miratuara nga organet e saj, duke i cilësuar këto veprime si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë institucionale dhe vetëqeverisjen e profesionit të avokatit.


Në këtë mbledhje Qeveria në detyrë ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e policës kufitare, të njohur si Kartoni i Gjelbër për mërgatën që vijnë në Kosovë gjatë stinës së verës.

Po ashtu, janë miratuar edhe vendimet e parapara në 13 pika të rendit të ditës, përfshirë shqyrtimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit për projektin e qasjes gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor si dhe ndarja buxhetore për financimin e disa projekteve kapitale në jug të Mitrovicës, Shtime, Pejë dhe Podujevë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit