Gara për Kryeprokuror të Shtetit, më 1 korrik nis intervistimi i kandidatëve

Procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit hyn në një fazë të rëndësishme, pasi nga 1 korriku i këtij viti do të nisë intervistimi i kandidatëve që synojnë këtë pozitë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tashmë ka caktuar datat për zhvillimin e intervistave me kandidatët që janë në garë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këtë qëllim, të mërkurën është mbajtur edhe takimi i Panelit Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, ku janë diskutuar hapat e mëtejmë të procesit.


Po ashtu, KPK-ja ka njoftuar të gjitha palët e interesuara për mundësinë e monitorimit të intervistimit të kandidatëve.

“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahen të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që, për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën për Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026”, thuhet në njoftim.

Në garën për Kryeprokuror të Shtetit janë pesë kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit