Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me vendim e sotëm të qeverisë, për ndarjen e 3 milionë eurove, për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës.
Gërvalla, ka shkruar se, nga korriku mërgimtarët që hyjnë në Kosovë me vetura nuk do të përballen me këtë kosto shtesë, pasi ajo do mbulohet nga shteti në kuadër të zbatimit të masës 4.5, mbështetja e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
‘’ Mërgata jonë ka qenë pjesë e pandashme e çdo etape të shtetndërtimit të Kosovës, nga sakrifica për liri, te shpallja e pavarësisë, e deri te forcimi i institucioneve dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit’’, ka shkruar mes tjerash Gërvalla.
Postimi:
3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës
Qeveria miratoi 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë sezonit veror. Nga korriku e tutje, mërgimtarët që hyjnë në Kosovë me vetura nuk do të përballen me këtë kosto shtesë, pasi ajo do mbulohet nga shteti në kuadër të zbatimit të masës 4.5, mbështetja e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Mërgata jonë ka qenë pjesë e pandashme e çdo etape të shtetndërtimit të Kosovës, nga sakrifica për liri, te shpallja e pavarësisë, e deri te forcimi i institucioneve dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit.
Kjo masë është shprehje e respektit të jashtëzakonshëm të shtetit ndaj këtij roli historik dhe të vazhdueshëm tuajin. Është një mënyrë për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtëpisë dhe për t’ua thënë qartë, Kosova ju pret gjithmonë si pjesë të pandashme të saj.
Bashkëatdhetarë, mirë se vini në shtëpinë tuaj. Kosova do t’ju mbajë gjithmonë ngrohtësisht në zemër.








