Shkëmb Manaj “godet” Gazin dhe Imriun: Facebook-u nuk është vendi për betejat brenda LDK-së

Anëtari i LDK-së nga Istogu, Shkëmb Manaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda LDK-së duke theksuar se Kuvendi i partisë ishte mbajtur në përputhje me parimet demokratike dhe procedurat statutare.

Sipas Manajt, rikonfirmimi i kryetarit të degës është bërë përmes votimit të fshehtë, duke respektuar standardet e brendshme të LDK-së.

Ai ka shprehur bindjen se kundërshtimet e shfaqura pas kuvendit vijnë nga të njëjtët persona që, sipas tij, kishin qenë kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e fundit të partisë, duke përmendur Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti.

“Secili e ka të drejtën e mendimit të tij, por kjo mënyrë e komunikimit përmes Facebook-ut nuk i bën nder LDK-së”, ka thënë Manaj.

Ai ka shtuar se të gjithë anëtarët e njohin mënyrën se si funksionon LDK-ja dhe se pakënaqësitë apo kundërshtimet duhet të adresohen përmes procedurave të brendshme të partisë, e jo nëpërmjet deklaratave publike në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit