Abdixhiku merr edhe një goditje nga një degë tjetër, kërkohet dorëheqja e tij

Dega e dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, iu është bashkëngjitur kërkesave të degës së Lipjanit dhe Pejës, që Lumir Abdixhiku të largohet nga posti i kryetarit.

Nga kjo degë thuhet se adresa e humbjes së tri palë zgjedhjeve të fundit dihet qartë, duke iu drejtuar gishti Abdixhikut.

“Në këto rrethana, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë e falënderon kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm dhe, njëkohësisht, kërkon që, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK”, thuhet në reagimin e degës.

Nga kjo degë kërkojnë zgjedhje të reja të brendshme në LDK për përzgjedhjen e një lidershipi të ri.

“LDK-ja duhet ta rikthejë veten me energji të reja, me lidership të ri, me struktura të rifuqizuara dhe me një bashkim të vërtetë të të gjithë atyre që kanë për mision avancimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të së ardhmes së saj, e jo realizimin e interesave të ngushta individuale apo grupore. LDK-ja ka nevojë për rimëkëmbje, për kthim te besimi qytetar dhe te fryma fituese që dikur e bënte shpresën më të madhe të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj dege.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit