Kurti vlerëson kontributin 40-vjeçar të revistës “Dituria Islame”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 40-vjetorit të botimit të revistës Dituria Islame, ku vlerësoi rolin dhe kontributin e saj në jetën intelektuale, kulturore dhe arsimore të vendit.

Në fjalën e tij, Kurti tha se ky jubile shënon jo vetëm vazhdimësinë e një tradite të rëndësishme publicistike, por edhe avancimin e dijes dhe mendimit intelektual në shoqërinë kosovare.

Ai theksoi se revista, e themeluar në vitin 1986, ka qenë pjesë e rëndësishme e hapësirës publike dhe intelektuale në Kosovë, duke trajtuar tema të besimit, kulturës, historisë, arsimit dhe jetës shoqërore.

Kurti veçoi rolin që revista ka luajtur gjatë viteve të okupimit në Kosovë, kur liria e shprehjes dhe informimi në gjuhën shqipe përballeshin me kufizime të shumta.

“Dituria Islame” e ruajti dhe vazhdoi botimin, duke shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë. Përmes faqeve të saj u pasqyruan sfidat e kohës dhe u kontribuua në ruajtjen e kujtesës kolektive”, tha ai.

Kryeministri në detyrë vlerësoi gjithashtu kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe komuniteteve fetare në promovimin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë, duke nënvizuar se harmonia ndërfetare mbetet një nga vlerat më të rëndësishme të shoqërisë kosovare.

Në fund, Kurti u bëri thirrje të rinjve të kultivojnë kureshtjen dhe pasionin për dije, duke theksuar se “uria për dije” është thelbësore për zhvillimin e shoqërisë dhe përparimin e brezave të ardhshëm.

Ai uroi që revista “Dituria Islame” të vazhdojë të kontribuojë në pasurimin e debatit publik, kulturës së dialogut dhe komunikimit ndërmjet brezave në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit