Vdekja e dy motrave kosovare nga familja Zubaku që humbën jetën në një aksident në Gjermani ka tronditur familjen.
Mes dhimbjes së madhe, babai i tyre ka folur tejet i prekur për humbjen e madhe të dy të bijave të tij, Erzës dhe Aulonës, njëra 23 e tjetra 17-vjeç,
“Jemi të gjithë të shkatërruar. Zemra ime është e thyer. Të dyja ishin në kulmin e jetës së tyre”, tha ai, duke treguar se lamtumira e fundit do t’iu jepet në vendlindje.
I pikëlluar, prindi i tyre ka treguar tutje për planet e vajzave dhe jetën që fatkeqësisht ishte e shkurtër për to.
“Vajzat ishin në kulmin e rinisë dhe kishin plane e ëndrra për të ardhmen. Vajza e madhe kishte përfunduar së fundmi shkollimin e lartë profesionale dhe ishte e punësuar në Olten të Zvicrës, ndërsa motra e saj më e vogël ishte në vitin e dytë të përgatitjes profesionale. Ato ishin në kulmin e jetës së tyre dhe e donin jetën. Fatkeqësisht, ishte shumë e shkurtër për to, na mungojnë shumë”, ka deklaruar ai për mediat zvicerane.








