Një person në pranga për vdekjen e 26-vjeçarit në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në lidhje me rastin tragjik të vdekjes së një punëtori 26-vjeçar në vendin e punës në Prizren.

Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Prizren/22.06.2026 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga një mjet pune. Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Siç u raportua një ditë më parë, 26-vjeçari humbi jetën pasi dyshohet se u godit nga një pjesë e pajisjes së punës, teksa po punonte në një objekt ndërtimi gjatë procesit të betonimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit