Një person është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Rahovec.
Rasti ka ndodhur të hënën, derisa Policia e Kosovës bëri të ditur se në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.








