Endrit Thaçi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të babait të tij, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëakuzuarve të tjerë po vazhdon.
Gjatë kësaj periudhe, familjarët e tij kanë publikuar herë pas here fotografi dhe mesazhe në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje dhe duke kërkuar drejtësi në procesin që po zhvillohet.









