Faton Ramadani për rastin Hajra: Tre persona u sakrifikuan për të mbuluar kryesit e vërtetë

Faton Ramadani ka reaguar lidhur me rastin Hajra, duke thënë se po tentohet të paraqitet si “propagandë” publikimi i dokumenteve që, sipas tij, janë gjetur pas 24 vitesh.

Ai ka deklaruar se në ditëlindjen e Burim Ramadanit kanë qenë mbi 15 persona, por sipas tij, vetëm tre persona janë seleksionuar dhe përfshirë në rast: Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina.

“Edhe pse në atë festë kanë qenë të pranishëm shumë persona, montimi është bërë vetëm ndaj tre personave”, ka shkruar ai.

Sipas Ramadanit, në atë organizim kanë qenë edhe persona të afërt me figura të PDK-së, duke përmendur Ilir Demakun dhe Petrit Morinën.

Ai pretendon se të përfshirët kanë qenë të pafajshëm dhe se, sipas tij, tre persona kanë përfunduar në burg për të mbuluar “kryesit e vërtetë”.

Ramadani ka bërë thirrje që të publikohet edhe raporti i SHIK-ut lidhur me rastin Hajra, duke e konsideruar atë shumë të rëndësishëm për zbardhjen e rastit.

“Sa të jemi gjallë do ta kërkojmë të vërtetën dhe kurdo që do të ketë njerëz të drejtë në drejtësi, rasti do të rihapet”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në këtë rast nuk ka pasur drejtësi, por “urdhra për të mbuluar kryesit e vërtetë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit