Punëtori 26-vjeçar humb jetën në Prizren pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur paraditen e së hënës në Prizren, ku një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë nga një vinç i cili ishte rrëzuar në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana të Prizrenit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.

Për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se viktima ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në incident.


Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që çuan në rrëzimin e vinçit.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit