Rama në vizitë në Francë, pritet nga Macroni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Francë, ku do të pritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet gjatë mesditës dhe do të fokusohet në çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe në rritjen e investimeve franceze në vend.

Gjithashtu, diskutimet pritet të prekin edhe bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.


Vizita e Ramës në Paris zhvillohet në një periudhë politike të brendshme në Shqipëri, ku në Tiranë po vijon një protestë qytetare që ka hyrë në ditën e 23-të, me kërkesën kryesore dorëheqjen e kryeministrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit