Që prej orës 19:00, protestuesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrje dhe brohorima, duke vijuar tashmë në ditën e 22-të e tubimit.
Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Ata kaluan edhe pranë ‘Fan Zone’, ndërsa brohorisnin: Bashkohuni me ne!
Ndërsa ndodheshin para Kryeministrisë, qytetarët janë përplasur mes tyre se kush do të mbajë fjalimin i pari, duke bërë që një folësit me megafon të kërkonte qetësinë dhe i bëri thirrje protestuesve të jenë të bashkuar.
Pas përfundimit të fjalimeve protestuesit kanë nisur marshimi në rrugët e Tiranës.








