Ish-zyrtari i lartë i BE’së: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të dalë nga ‘tradita’ që zgjedhja e presidentit i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve.


Pos tjerash, ai shtoi se në Kosovë është tejet e nevojshme që partitë politike të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

“Në të vërtetë është një ide e mirë që të mendohet jashtë kornizës, dhe jo në mënyrat tradicionale politike, që një parti, pra partia fituese e zgjedhjeve e ka të drejtën ta zgjedhë kandidatin për president. Unë mendoj që do të ishte një ide e mirë që të shikohej më tej, kjo që të shihej se kush mund të ishte personi i cili do të bashkonte dhe do të bënte diçka që është plotësisht e nevojshme në Kosovë, e kjo është që të bashkojë njerëzit dhe t’i bëjë partitë që të bashkëpunojnë”, u shpreh Petritsch.


Ambasadori shtoi se edhe dialogu Kosovë-Serbi mbetet çështje e pazgjidhur, çka sipas tij, duhet përparim në këtë zhvillim.

“Sepse armiku nuk është brenda vendit, dhe sfidat e juaja vinë nga jashtë Kosovës. E dini që çështja e dialogut është akoma e pazgjidhur. Para pak kohësh e kisha një takim me emisarin për dialog, Sorensen, dhe ai po bën një punë të shkëlqyer, por edhe ai është i mendimit që përderisa nuk ka një mënyrë të qartë,pra në pragmatizëm dhe përparim, atëherë gjërat tutje do të përkeqësohen”, u shpreh diplomati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit