E dhimbshme: Ndërron jetë 11-vjeçari nga Kabashi pas vetaksidentit me trotinet elektrik

Një fëmijë 11-vjeçar nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë, Mejdi Deliu, ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar pas një aksidenti me trotinet elektrik.

Ngjarja kishte ndodhur më 8 qershor 2026, ku i mituri ishte rrëzuar gjatë ngasjes së trotinetit elektrik dhe kishte pësuar lëndime serioze.

Pas disa ditësh trajtimi në QKUK, më 20 qershor 2026 është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.


Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i të miturit u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit