Abdixhiku ballafaqohet me të pakënaqurit veç përmes Facebook-ut, “kunjon” bashkëpartiakët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, siç duket ballafaqimin me të pakënaqurit e këtij subjekti politik po e zhvillon vetëm në arenën virtuale.

Abdixhiku me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa njofton se ka zhvilluar takime me strukturën e tretë dhe të katërt të LDK’së në Prishtinë, “kunja” ka pasur për të pakënaqurit në këtë subjekt politik.

“Mes njerëzve të Lidhjes, të vërtetëve, në dy takime me dy degët më të mëdha të Prishtinës; Degën III dhe Degën IV. Ju faleminderit që jeni. Që veproni. Që besoni”, ka shkruar ai.

Abdixhikut iu është kërkuar një proces i ri zgjedhor nga të pakënaqurit i LDK’së, mirëpo deri më tani s’është deklaruar për këtë çështje. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit