Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me projektin e gazit amerikan në Kosovë.
Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka komentuar veprimet e akterëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, pas njoftimit të tij për një protestë të mundshme lidhur me pranimin e gazit amerikan nga Kosova.
“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka thënë Hoti, duke pyetur “Pse frikësoheni nga qytetarët?”.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka përmbyllur shkrimin ai.








