Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merren disa vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Komisioner për Gjuhët.

Po ashtu është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.


Është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr. 10/230, i datës 13 nëntor 2024, për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

“Është miratuar vendimi për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 165 të datës 19.03.2026, i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri më datën 22.09.2026”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit