Hysamedin Feraj, aktivist i njohur i VV-së, ka shkruar një status në lidhje me Listën Serbe.
Feraj ka pasur disa pretendime.
Postimi i plotë:
Ndal idesë se shpëtimtarja e Kosovës është Lista serbe!
Ka shpërthyer një dashuri e madhe, e çuditshme, madje e pakuptueshme, e disa komandantëve të UÇK-së ndaj Listës serbe dhe rikthimit të bashkim-vëllazërimit:
- eksponentë të AAK-së shpallin gatishmërinë për krijimin e qeverisë së saj me Listën serbe;
- eksponentë të PDK-se dihet tashmë se duan një serb të papërcaktuar të Beogradit më shumë se qeverinë me LVV (Albin Kurtin); edhe pse i papërcaktuar ai banor, mendoj se përjashtohet Vuçiqi, sepse me sa di unë nuk është banor i Beogradit.
- LDK (si vijuese e LKK-së?) dihet që nuk ka asnjë problem me Listën serbe.
Duket se ngadalë, por vendoshmërisht, opozita vërtet po bashkohet rreth një ideje, idesë që po përhapin: idenë se shpëtimtarja e Kosovës është Lista serbe!
Të gjitha kanë përvojë të qeverisjes me Listën serbe dhe kontributin e saj për Kosovën! Cili ka qenë ky kontribut e dinë ato parti, dhe populli. “Gojët e liga” nga populli thonë se kontributi i saj ka qenë pasurimi ose fuqizimi me pushtet i disa ish-komandantëve dhe, për hir të këtij bashkëpunimi, brejtja e sovranitetit të Kosovës!








