“Krimi në Drejtësi” – Pas 24 vitesh dalin prova të reja, ish-të dënuarit pretendojnë montim të rastit

Arben Kiqina, Burim Ramadani dhe Arsim Ramadani kanë rrëfyer nga burgu historinë e tyre, duke pretenduar se janë dënuar padrejtësisht dhe se pas 16 vitesh burgim janë liruar pasi dolën prova të reja në dritë.

Sipas deklarimeve të tyre, në total ata kanë vuajtur mbi 100 vite burg, ndërsa pretendojnë se “urdhri ishte më i fuqishëm” vetëm për të mbuluar autorët e vërtetë të krimit.

Ata thonë se pas 24 vitesh janë siguruar prova të fshehura që, sipas tyre, nxjerrin në pah mospërputhje të mëdha në rast. Pretendimet lidhen me analizat balistike të armëve, vendin e ngjarjes dhe përshkrimet fizike të autorëve të dyshuar.

Sipas tyre, rezultatet e ekspertizave kanë treguar se në vendin e ngjarjes janë përdorur vetëm dy armë, nga të cilat njëra kishte shkrepur 22 fishekë dhe tjetra katër. Ndërkohë, ata pretendojnë se janë dënuar tre persona me akuzën se kishin shtënë afro 300 fishekë.

Po ashtu, sipas deklarimeve të tyre, përshkrimet e autorëve në dosje flasin për persona me gjatësi 170 deri në 180 centimetra, ndërsa ata thonë se të tre ishin mbi 192 centimetra.

Ish-të dënuarit pretendojnë se këto prova janë fshehur për vite me radhë me qëllim që të mbroheshin kryerësit e vërtetë të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit