Spahiu: Duhet të ketë bashkëpunim mes partive për zgjedhjen e presidentit, opozita konfuze

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu vlerëson se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se deklarimet e deritanishme të opozitës nuk japin një sinjal të qartë për qëndrimin e saj.


“Nuk e di a do të ketë bashkëpunim, po është dashur të ketë një bashkëpunim. A do të ketë bashkëpunim nuk po mund ta lexojë nga qëndrimet e opozitës se janë deklarime konfuze”, është shprehur Spahiu.

Demhasaj: Pa marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Analisti Arton Demhasaj deklaroi se partia fituese duhet të ndjekë rrugën e përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke negociuar me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit para krijimit të Qeverisë.

“Partia fituese me shku me radhë ashtu siç e ka paraparë edhe vendimi i Kushtetueses që pas konstituimit të Kuvendit me u ulë e negociuar me partitë e tjera opozitare dhe me gjet emër për president dhe me u zgjedh e pastaj me ardh radha për krijimin e qeverisë dhe votimin e saj në Kuvend”, tha Demhasaj.

Demhasaj tha se tentimi për formimin e Qeverisë pa zgjedhjen paraprake të presidentit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.


“Nëse LVV e zbaton këtë vendim mund të ketë zgjedhje e nëse tenton që masë Kuvendit me krijuar Qeverinë pa e zgjedhur Presidentin atëherë gjasat janë që vendi me shkuar në zgjedhje. Nëse ulen të gjitha partitë për mi jep zgjidhje problemit”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit