Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se janë të gatshëm të diskutojnë me Albin Kurtin për mundësitë e bashkëpunimit.

Kjo sipas tij vjen nga rregullat që i përcakton politika dhe nga vetë pranimi i rezultatit nga ana e tyre.

“Ne e dimë që në politikë është rregull, ose duhesh me marrë pjesë në proces, ose me shkaktu proces. Dhe nuk ka mes”, tha Haziri.

“Nëse Kurti nuk e zbardh agjendën, nuk i zbardh hapat, edhe nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim, atëherë ne jemi afru për bashkëpunim edhe më tutje, por kjo nuk na përjashton nga mundësia e shkaktimit të proceseve politike, sepse ne e kemi pranu rezultatin”.

Sidoqoftë, Haziri e sheh me plot mëdyshje qasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë aspekt.

“Unë besoj që është e padrejtë, në krejt këtë gatishmëri, që z. Kurti nga sot me fillu me demonstru vullnetin për zgjedhjet e katërta mrena këtij viti”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit