Kurti thotë se zgjedhjet nuk sollën ndryshim

Përmes një video-mesazhi, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se rezultati ka rikonfirmuar subjektin e tij si forcën e parë politike në vend.

Ndonëse, Vetëvendosi mori 5 ulëse më pak se në zgjedhjet e kaluara, Kurti thotë se nuk kishte ndonjë rezultat ndryshe.

“Prej tyre nuk erdhi ndonjë rezultat aq ndryshe nga zgjedhjet paraprake”, thotë ai në video.

Kurti ka falënderuar qytetarët brenda Kosovës dhe në mërgatë për besimin e dhënë, duke theksuar edhe angazhimin e aktivistëve dhe vullnetarëve të Lëvizja Vetëvendosje! gjatë procesit zgjedhor.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë me 53 deputetë, ndërsa tashmë pritet certifikimi zyrtar i rezultateve për të mundësuar formimin e institucioneve të reja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit