Qeveria apo Presidenti në fillim? Ambasada Gjermane: Shpresojmë që të krijohen institucione me mandat të plotë

Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës është hapi i parë që do të ndërmerret pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Megjithatë, debati rreth hapave të mëtejmë për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit po vazhdon.

Një gjë është e sigurt, në rast të zgjedhjes së Qeverisë së re dhe dështimit për zgjedhjen e shefit të shtetit, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Lidhur me çështjen e formimit të institucioneve të reja kanë folur nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Ambasadës në Prishtinë, Catalina Heine, ka thënë se Gjermania shpreson që institucionet e reja të formohen brenda një kohe të duhur dhe për një mandat të plotë. Një qeveri me mandat të plotë do të nënkuptonte evitim të zgjedhjeve të reja për shkak të mos zgjedhjes së presidentit.

“Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën në Axhendën tonë të përbashkët Evropiane me Kosovën”, ka thënë Heine.


Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, duhet të vazhdohet me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Derisa, ish-shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci, në një postim të bërë të martën ka renditur zgjedhjen e Qeverisë përpara zgjedhjes së presidentit.

“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, prioriteti i vendit duhet të jetë krijimi sa më i shpejtë i institucioneve. Kosova ka nevojë për funksionalizimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, zgjedhjen e Presidentit/es dhe ecjen përpara me punët e shumta që presin zgjidhje”, ka shkruar Nagavci.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, të mjaftueshme për krijimin e Qeverisë së re me pakicat jo-serbe. Megjithatë mbetet të shihet se si do të procedohet me formimin e institucioneve dhe nëse do të arrihet ndonjë pajtueshmëri mes LVV-së dhe ndonjë prej partive politike për Presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. PDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka marrë 22 mandate ndërsa LDK 18.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit