Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Ja çfarë thotë shkenca

Debati i vjetër mes dushit në mëngjes dhe atij në mbrëmje vazhdon të ndajë opinionet e njerëzve, ku secili ka arsyet e veta për preferencën e tij. Disa mendojnë se dushi i mëngjesit ndihmon në zgjim dhe freski gjatë ditës, ndërsa të tjerë besojnë se dushi në mbrëmje largon lodhjen dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës.

Por çfarë thotë shkenca?

Sipas mikrobiologes Primrose Freestone, e cituar nga “The Independent”, përgjigjja varet nga mënyra e jetesës dhe higjiena personale, por ka disa faktorë që e bëjnë dushin e mëngjesit më efektiv në raste të caktuara.

Gjatë ditës, trupi grumbullon ndotës, alergjenë si pluhur dhe polen, si dhe djersë dhe yndyrë natyrale të lëkurës. Një pjesë e tyre mbetet në rroba, por një pjesë tjetër transferohet në çarçafë dhe jastëkë gjatë gjumit.

Këto kushte favorizojnë rritjen e baktereve natyrale të lëkurës, të cilat mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme trupore në mëngjes. Nga ana tjetër, dushi në mbrëmje ndihmon në largimin e papastërtive të ditës, por nuk ndalon plotësisht procesin e djersitjes gjatë natës.

Sipas ekspertëve, dushi në mëngjes ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe baktereve të akumuluara gjatë gjumit, duke e bërë trupin më të freskët gjatë ditës.

Megjithatë, specialistët theksojnë se higjiena nuk varet vetëm nga koha e dushit, por edhe nga pastërtia e çarçafëve dhe këllëfëve të jastëkëve, të cilët duhet të lahen rregullisht të paktën një herë në javë për të shmangur grumbullimin e baktereve dhe alergjenëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit