Shpërthim i fuqishëm në oborrin e një shtëpie në Strellc të Deçanit- arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në oborrin e një shtëpie në fshatin Strellc të Epërm të Komunës së Deçanit.

Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Në raport shtohet edhe se, i dyshuari është arrestuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në këtë fshat.


Postimi:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm’

Pejë, 11 qershor 2026

Stacioni Policor në Deçan, me datën 09.06.2026, ka pranuar informatё për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strellc i epërm-Deçan. Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur njё shpёrthim i fuqishëm.

Policia nё koordinim me prokurorin e Shtetit ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 10.06.2026, ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari lidhur me këtë rast.


I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit