Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, duket se është gati t’i japë fund beqarisë.
Mbrojtësi i Napolit i ka propozuar martesë modeles kosovare Drita Stublla, me të cilën është në lidhje prej një kohe.
Rrahmani u tregua mjaft romantik në organizimin e këtij momenti të veçantë, pasi propozimin e bëri në një jaht në ishullin e Sicili.
Në fotografitë e publikuara nga 32-vjeçari shihet se kishte menduar edhe për befasi të tjera. Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin të pranishëm edhe familjarë dhe miq të çiftit, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.
Modelja Drita Stublla, padyshim, e pranoi propozimin e Amir Rrahmanit, ndërsa tani mbetet të pritet organizimi i dasmës së tyre.










