Garë e ngushtë mes dy kandidatëve të PDK-së për deputet – këto janë rezultatet deri më tani

Derisa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon në Qendrën Komunale të Numërimit, gara për zonën e mandateve mbetet e hapur edhe në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ku disa kandidatë ndahen me vetëm dhjetëra apo qindra vota.


PDK, e cila ka fituar 21,13% të votave brenda vendit, aktualisht siguron 24 mandate në legjislaturën e re. Mandatet mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht, nga përfaqësitë diplomatike dhe sidomos të atyre me postë. Projektimet shkojnë në dëm të partisë, e cila rrezikon të humbë dy mandate.

Pikërisht ky mandat në pikëpyetje, po luftohet fortë nga kandidatët për deputetë në garë.


Aktualisht, mandatin e fundit të deputetëve burra në listën e PDK-së e siguron mjeku i Qendrës Klinike Universitare, Adriatik Berisha, i cili pas numërimit të 66% të vendvotimeve ka fituar 11,865 vota.

Një përmbysje e renditjes ka ndodhur te kandidatët në garë për këtë mandat.

Berisha, nuk ndiqet më nga kandidati dhe ish-deputeti Hajdar Beqa. Aktualisht, menjëherë prapa tij renditet deputeti i shumë legjislaturave Xhavit Haliti, i cili numëron vetëm 181 vota më pak sesa Berisha.


Ish-deputeti nga Peja ka siguruar 11,686 vota deri në këtë fazë të numërimit.

Diferenca prej 181 votave mund të shkrihet lehtë nëse vijon trendi i ngritjes së votës së Halitit, pasi kanë mbetur të numërohen edhe rreth 50 mijë vota të tjera për Partinë Demokratike të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit