Cakolli: LVV me rënie në të gjitha komunat, LDK dhe AAK rriten – PDK mbetet stabile

Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar një analizë krahasuese të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit me ato të 28 dhjetorit 2025, duke theksuar ndryshime të dukshme në përqindjet e subjekteve politike në nivel komunal.

Sipas tij, përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave, të cilat reflektojnë daljen dukshëm më të ulët në zgjedhjet e djeshme, të dhënat tregojnë edhe lëvizje interesante në nivel komunash.

Në reagimin e tij të plotë, Cakolli thekson:

“Përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave, që normalisht reflektojnë daljen dukshëm më të ulët në zgjedhjet e djeshme, rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike.

Nëse krahasohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme me ato të 28 dhjetorit 2025, sipas tabelës së mëposhtme, dalin disa gjetje interesante:

𝐋𝐕𝐕 ka pësuar rënie në përqindje në secilën prej 38 komunave të Kosovës. Ndonëse mbetet partia e parë në shumicën e tyre (31 sosh), rënia është evidente – duke humbur edhe primatin në tri komuna. Rëniet më të theksuara, LVV i ka në Suharekë (-14.54 pikë përqindje), Mamushë (-14.07), Junik (-10.30) dhe Rahovec (-10.23).

𝐋𝐃𝐊 ka shënuar rritje në përqindje në 35 komuna. Rritjet më të mëdha, LDK i ka në Istog (+10.6 pikë përqindje), Malishevë (+9.2), Junik (+8.6), Suharekë (+8.2) dhe Rahovec (+7.7).

𝐏𝐃𝐊 paraqitet më stabile, dhe për dallim nga partitë tjera, lëvizjet në shumicën e komunave i ka relativisht të vogla. PDK ka shënuar rënie në 21 komuna, ndërsa në 16 të tjera ka shënuar rritje. Po ashtu, PDK ka shënuar rritjen më të madhe në komunën e Malishevës me rreth 22 pikë përqindje që përbën lëvizjen më të madhe komunale të evidentuar në këto zgjedhje.

𝐀𝐀𝐊 ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, ndonëse në shumicën prej tyre rritjet janë simbolike. Rritjet më të mëdha, AAK i ka shënuar në Suharekë (+9.2 pikë përqindje), Deçan (+7.6), Rahovec (+6.5), Junik (+6.2) dhe Gjakovë (+4.5).”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit