Kurti: Blloku opozitar nuk shkojnë në punë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kremtën e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka goditur paksa edhe opozitën.

Kurti insistoi se ata dalin në ora tetë të mengjesit në punë nesër, por janë blloku opozitar ata që, sipas tij, s’po punojnë.

“Ajo çka i mungon shtetit të Kosovës nuk është as qeveria as presidenca. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar që të shkojnë sa më shpejt në punë. Andaj urojmë që legjislatura e 11-të t’ia fillojë dhe kjo varet nga certifikimi i rezultateve”, deklaroi Kurti.

“Do t’i takojmë dhe bashkëpunojmë të gjitha subjektet politike, sepse ne e kemi para së gjithash interesin publik dhe Republikën sovrane dhe të pavarur të Kosovës”, tha më tej ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit