Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para preliminare për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të tretat me radhë brenda 16 muajve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara deri në orën 20:54, kur janë procesuar 81.10% e vendvotimeve (2,026 nga 2,498 gjithsej), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend.
Deri në këtë fazë të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 43.63% të votave (239,642 vota). Ky rezultat reflekton një zbritje prej afro 6% për partinë në pushtet, e cila në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 kishte triumfuar me 49.34%.
LVV pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila është e dyta me 21.77% të votave (119,546 vota).
Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, LDK< ka arritur në 18.01% (98,886 vota), nga sa janë numëruar.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) aktualisht numëron 7.43% të votave (40,827 vota).










