Kjo është komuna e vetme ku po prin me vota LDK-ja

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të mbajë epërsinë në një prej bastioneve të saj tradicionale. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së të përditësuara në orën 20:39, LDK-ja po prin me vota në komunën e Istogut.

Deri më tani, në Istog janë procesuar 34 nga 60 vendvotime (apo 56.67% e tyre), ku renditja e subjekteve politike është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 38.84% (3,399 vota), Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 36.17% (3,166 vota), AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 8.89% (778 vota) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 8.47% (741 vota)

Me më shumë se gjysmën e vendvotimeve të numëruara në këtë komunë, gara mbetet e ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së, ndërsa procesimi i kutive të mbetura pritet të vulosë rezultatin përfundimtar për këtë zonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit