Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 7 qershorit.
LVV-ja me afro 20 për qind të votave të numëruara, ka marrë 39,104 vota apo 39,31 për qind.
PDK-ja ka marrë 22,359 vota apo 22,48 për qind të votave.
LDK-ja, nga sa vota janë procesuar, ka marrë 17,904 vota apo 18 për qind.
AAK-ja 9,763 vota apo 9,81 për qind.











