Vetëvendosje pritet të ketë 49 deri në 51 deputetë, sipas projeksionit të Albanian Post dhe Baton Haxhiut.
PDK parashihet të ketë 24 deri në 25 deputetë, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post.
LDK pritet të ketë 19 deri në 20 deputetë, ndërsa AAK shtatë deri në tetë deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 43 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas një sondazhi të realizuar nga Albanian Post.
Sondazhi i publicistit Baton Haxhiu e paraqet Partinë Demokratike të Kosovës partinë e dytë më të votuar, me 22 për qind.
E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 për qind, tregon EXIT POLL-i i realizuar nga Albanian Post.
Sipas projeksionit të Baton Haxhiut, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7 për qind të votave.










