Shkruan Faton Ramadani
Në këtë rast ka shumë paqartësi dhe pyetje që ende kërkojnë përgjigje për të vërteten
Blerim Kiqina kishte pranuar se kishte lexuar materiale të përgatitura nga Syleviq, materiale që sipas Blerimit kishin për qëllim orientimin e opinionit publik,për mbulimin e autorëve të vërtetë.
Skender Halilaj ishte paraqitur si organizator kryesor i vrasjes së familjes Hajra nga Blerim Kiqina dhe ishte dënuar me 30 vite burg, me pretendimin se kishte paguar grupin që ndodhej në ditëlindje. Megjithatë Skender Halilaj dhe Burim Ramadani pas luftës nuk kishin pasur asnjëher asë thirrje telefonike në mes veti,ku kjo mundetë të vërtetohet edhe sot.
Pas arrestimit, Skender Halilaj kishte deklaruar se aksionin gjatë luftës kundër Hamz Hajrës e kishin kryer me Fadil dhe Jahir Demakun,Ymer dhe Muharrem Xhemjaili, si dhe persona të tjerë. Më pas njëri nga personat të përfshirë në këtë deklarat të Skenderit i kishin kërkuar ta ndryshonte deklaratën dhe të përfshinte emra dëshmorësh.
Kjo ngre disa pyetje:
Si u mor vesh kaq shpejt deklarata e Skender Halilajt?
Dhe si është e mundur që deklarata e dytë të mbulojë emrat e përmendur në deklaratën e parë?
Skender Halilaj kishte folur për ngjarje të kohës së luftës, por jo nuk kishte njohuri për vrasjen e familjes Hajra,por nuk kishte njohuri se në raporte dhe hetim është përmendur se familja Hajra ishte vrarë për shkak të një hetimi, për të cilin kishte dijeni Muharrem Xhemjaili si shef i hetimeve në polici dhe se për këtë ishte njoftuar edhe Fadil Demaku.
Në shkallën e dytë, Skender Halilaj u lirua i pafajshëm,ku gjykata nuk i dha besim deklaratave të Blerim Kiqinës për Skenderin. Po ashtu u liruan edhe Muharrem Xhemjaili, Zeqir Kiqina, Florim Kiqina dhe disa persona të tjerë edhe pse kishte përfshir në rast Blerim Kiqina.
Ndërkohë, u dënuan Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiqina, edhe pse sipas deklarimeve të Blerim Kiqinës,duke i besuar vetum për keta 4 përsona edhe pse i gjithe montimi ishte Skender Halilaj e të tjer,ku edhe pagesa pretendohej të ishte bërë te Skender Halilaj dhe ndihmuar nga Zeqir e Florim Kiqina dhe disa tjer. Po ashtu janë përmendur edhe emra të tjerë si Ilir Demaku, Petrit Morina, Fetah dhe Sami Hasani, të cilët ishin të dyshuar, por nuk u arrestuan asë nuk u dë dënuan edhe pse kishte përfshir Blerim Kiqina.
Urdhri ishte i fuqishëm për ta mbuluar krimin me të pafajshëm.










