Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka falënderuar banorët e Grykës së Llapushnikut për pritjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë takimit të mbajtur sot.
Ai kujtoi se në këtë vend, sipas tij, kishin nisur fushatat zgjedhore edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
“Jo rastësisht, në këtë vend kishin nisur fushatat zgjedhore Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sepse kur Gryka e Llapushnikut thotë STOP, s’ka gjë të keqe që s’ndalet”, ka shkruar Rama.










