Shkruan Ismet Haziri
Teksa Kosova i afrohet 7 Qershorit, qytetarët po përballen me një fushatë të mbushur me akuza, përplasje dhe gjuhë denigruese, larg frymës që kërkon interesi shtetëror dhe kombëtar. Në vend të debateve për zhvillim, shpesh kemi dëgjuar më shumë zhurmë sesa vizion.
Prandaj, më 7 Qershor, përgjigjja duhet të vijë nga qytetari. Me votën e tij.
Kosova ka nevojë për politikë që bashkon, jo që përçan; për lidership që ndërton, jo që shkatërron; për përfaqësues që besimin e qytetarëve e kthejnë në zhvillim, mirëqenie dhe perspektivë.
Nën vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, këto zgjedhje janë një provë e pjekurisë sonë demokratike. Është momenti që politika të rikthehet në shërbim të qytetarit dhe shtetit.
Më 7 Qershor, mos votoni për fjalët. Votoni për veprat. Mos votoni për përçarjen. Votoni për Kosovën.










