“Ajo lëndohet kur nin qësi budallakish”, Haradinaj tregon se çka i thotë nënës Rukë pas komenteve fyese në rrjet

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj foli rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Haradinaj tregoi se çka tha Nëna Rukë pasi ia përcolli urimin e festës së Bajramit nga Vjosa Osmani:

“I erdhi mirë, tash nëna është në moshë, çdo mirësjellje çdo kujdes i vjen shumë mirë, tha thuaji faleminderit me hajër edhe atyre, qysh është kjo por i erdhi mirë”, tha Haradinaj.

Ai tregoi edhe për reagimet e nënës Rukë pasi sheh komentet fyese në rrjet ndaj familjes së tyre.

” Normal që edhe ajo lëndohet kur nin qësi budallakish e fyerjet e këto se tash me internet u bë e mundshme me i pa të gjithë e shpesh herë i tham këto i ka bërë kompjuteri nuk janë këta njerëz që po i bajnë kështu se nuk mendojnë njerëzit se më vjen keq me e ngushtu se ajo ka vuajtur shumë”, tha Haradinaj

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit