Pas kritikave ndaj Kurtit, Abdixhiku ngjit në skenë një vajzë të mitur me flamurin e LDK-së në tubimin në Viti

Një vajzë e mitur, e cila mbante në duar flamurin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është ftuar nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që të ngjitet në skenë gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Viti.

Gjatë momentit, vajza valëviti flamurin e LDK-së, ndërsa Abdixhiku e përqafoi para të pranishmëve.

“Kqyr sa bukur e mban flamurin. Hajde këtu nalt, hajde, hajde… me gjithë flamur, me flamur, me flamur…”, tha Abdixhiku.

Më pas, ai theksoi se partia që drejton nuk i përdor fëmijët për qëllime politike që përfshijnë ofendimin e kundërshtarëve politikë.

“Ne fëmijët nuk i shtim me recitu poezi që e ofendojnë tjetrin, ne fëmijët i kemi krenari. Krenaria e Kosovës, e ardhmja jonë. Mbaje flamurin lart!”, u shpreh Abdixhiku.

Deklarata e tij u interpretua si një referencë ndaj një ngjarjeje të mëhershme në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku një vajzë e mitur kishte recituar një poezi me përmbajtje të ashpër dhe me mallkime.

Lidhur me këtë rast, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Rasti kishte të bënte me një vajzë rreth 10-vjeçare, e cila ishte ftuar në skenë nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për të recituar një poezi, ku ndër të tjera përdori shprehje si: “Ju vraftë Zoti, ju vraftë Allahu”.

Në vendimin e PZAP-së thuhet:

“Pranohen të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ZP.Anr.11/2026 e 01.06.2026, dhe ankesa e Organizatës Joqeveritare ‘Instituti i Kosovës për Drejtësi’ ZP.Anr.12/2026, e datës 01.06.2026, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) euro”.

Ngjarja në Viti vjen vetëm pak ditë pasi përdorimi i fëmijëve në tubimet zgjedhore ishte bërë temë debati në fushatën elektorale, pas vendimit të PZAP-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit