Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit në Vushtrri, ku është diskutuar gjendja e personelit arsimor në këtë komunë.
Në një postim publik, Rama ka theksuar se mësimdhënësit, sipas tij, janë lënë pas dore ndër vite dhe se nuk është hartuar asnjë politikë e qëndrueshme për avancimin e pozitës së tyre në shoqëri.
“Për këto vite, mësimdhënësit janë lënë pas dore dhe nuk është hartuar asnjë politikë që ta avancojë pozitën e tyre në shoqëri”, ka deklaruar ai.
“Ne do t’i themi STOP nëpërkëmbjes së njerëzve që mbajnë mbi supe të ardhmen tonë.”










