Këta raportohet se janë dy të rinjët nga Kosova që vdiqën në Shëngjin

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Viktimat janë L.A nga Fushë Kosova dhe J.Ç nga Prishtina.

Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën.

Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit