Çitaku pas takimit me Costan: Folëm për Kosovën, vendi ynë e ka vendin në Evropë politikisht dhe në vlerat e përbashkëta

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit që ka pasur me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Çitaku, ka njoftuar se, gjatë takimit me Costan, ata kanë folur për Kosovën, sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet.

‘’ Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë’’, ka thënë ajo.

Postimi:

Ishte kënaqësi të takoj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Folëm për Kosovën, për sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen tonë evropiane.

Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë.

Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit