Ramiz Lladrovci del hapur në mbështetje të Enver Hoxhajt: Ta votojmë 10-shin e PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, në prag të zgjedhjeve të 7 Qershorit.


Lladrovci ka ftuar qytetarët që ta votojnë Enver Hoxhajn me numrin 10, duke vlerësuar lart angazhimin e tij ndër vite në institucionet më të rëndësishme të shtetit.

“Mikun tim Enverin, sikur deri më tash, ia ofroj përkrahjen e plotë për zgjedhjet e 7 Qershorit. Ftoj po ashtu qytetarët ta votojnë dhjetëshin e PDK-së”, ka shkruar Lladrovci.


Ai ka përmendur rolet që Hoxhaj ka ushtruar ndër vite, si profesor, diplomat, deputet, ministër, zëvendëskryeministër dhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së.

Lladrovci tha gjithashtu se njohja e thellë e diplomacisë dhe çështjeve ndërkombëtare nga ana e Hoxhajt, si dhe kreativiteti për të ofruar zgjidhje për Kosovën, janë arsye pse ai e mbështet kandidaturën e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit