“Zoti ju vraftë o kriminela” – PZAP gjobit me 5100 euro VV-në për përdorimin e vajzës së mitur nga Kurti në fushatë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim në lidhje me dy ankesat e dërguara nga IKD dhe LDK për VV-në për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.

PZAP i ka pranuar si të bazuara këto ankesa duke e dënuar VV-në me gjobë prej 5 mijë e 100 euro.

Sipas vendimit të PZAP-së, thuhet se VV e ka arsyetuar këtë duke thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit dhe ka dal në skenë me dëshirën e saj dhe lejën e prindit.

PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore”.

“Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Recitimi i të miturës është parë shqetësues nga akterë të opozitës dhe shoqërisë civile edhe për vetë faktin se e njëjta përdor gjuhë urrejteje dhe fyese ndaj politikanëve të tjerë.

Ndryshe Periskopi gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe për një shkelje tjetër të VV’së gajtë fushatës në Ferizaj.

Në videon e siguruar nga Periskopi, shihen disa fëmijë duke marrë fletushka të zgjedhjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit