Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, ka përmbyllur aktivitetet e ditës së sotme me një takim madhështor në fshatin Isniq, ku ka gjetur një përkrahje të fuqishme nga banorët lokalë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Geci ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mikpritjen dhe besimin e treguar nga qytetarët e kësaj ane, duke e cilësuar atmosferën si një dëshmi të rreshtimit të Isniqit krah LDK-së.
“Sonte, në Isniq e përmbyllëm këtë ditë me mbështetje të jashtëzakonshme për LDK-në dhe kandidaturën time. Faleminderit Isniq për respektin, besimin dhe pritjen e ngrohtë!”, ka thënë Geci.
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës garon me numrin 113, ndërsa Fadil Geci mban numrin 42 në listën e kandidatëve për deputetë.
Geci ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen vizionit të LDK-së për të ardhmen e vendit.










