Vota nuk është për t’ia rregulluar jetën kandidatit, por për ta përmirësuar jetën e qytetarëve

Shkruan Ismet Haziri

Kosova së shpejti do t’u drejtohet kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Në mesin e shumë subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë, ka edhe të tillë që jo vetëm nuk përfaqësojnë vlera apo vizion të qartë për vendin, por as nuk kanë pjekurinë dhe integritetin e nevojshëm për të përfaqësuar qytetarët.

Duke pasur parasysh klientelizmin politik dhe tendencat për të ndikuar në votën e qytetarëve përmes premtimeve, favoreve apo joshjeve të ndryshme, apeloj që vota të mos shitet dhe të mos jepet pa kritere të qarta.

Para se të votoni, pyesni veten: Pse po e votoj këtë subjekt politik? Pse po e votoj këtë kandidat? Çfarë kontributi konkret ka dhënë ai ose ajo për shoqërinë? A ka qenë i angazhuar në punë vullnetare, në aktivitete qytetare, në iniciativa politike apo në projekte të suksesshme që kanë sjellë përfitime të prekshme për komunitetin?

Vota jonë nuk duhet të shërbejë për t’ia rregulluar jetën askujt dhe as për t’i siguruar dikujt një vend pune. Përfaqësuesit e popullit duhet të zgjidhen mbi bazën e integritetit, ndershmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj interesit publik. Ata duhet të kenë dëshmuar me vepra se janë të gatshëm të shërbejnë, e jo thjesht të përfitojnë nga posti që synojnë.

Kosova ka nevojë për njerëz që punojnë për interesin e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, jo për interesa personale apo partiake. Prandaj, votoni me ndërgjegje, me përgjegjësi dhe duke menduar për të ardhmen e përbashkët.

Mos votoni për t’ia rregulluar jetën kandidatit; votoni për ta përmirësuar jetën tuaj, të familjes suaj dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit