Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të rëndësishëm elektoral në Dragash, ku ka shpërfaqur një mobilizim të madh të strukturave dhe qytetarëve.
Ky takim ka konfirmuar përkrahjen e kësaj zone për platformën e LDK-së me numrin 113, dhe kandidatin për deputet Fadil Geci, i cili garon me numrin 42.
Nga shtabi i partisë u bë e ditur se mikpritja e ngrohtë në Dragash tregon qartë se besimi i qytetarëve po përkthehet në mbështetje konkrete në terren dhe se fryma e fitores po shtrihet në të gjithë vendin.
Kandidati Fadil Geci ka falënderuar banorët e kësaj komune për respektin e treguar, duke e vlerësuar këtë si një shtysë të fuqishme për procesin zgjedhor.










